RRETH NESH

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, Chery Albania SHPK u themelua në Tiranë në datën 07.01.2018. Chery Albania ka marrë ekskluzivitetin nga Chery International për shitjen e automjeteve Chery dhe pjesëve të këmbimit, duke u kthyer kështu në pionerin e makinave kineze në Shqipëri dhe me një rëndësi të vecantë ato tërësisht elektrike. Në datën 12.06.2019 shoqëria pati hapjen e saj me një showroom prej 7000 m2 duke bërë të njohur për publikun modelet Chery. Kati i parë i është dedikuar showroom-it, si dhe ka gjithashtu një ambjent të vecantë për servisin, pjesët e këmbimit dhe gomat. Tek ne, klientit i ofrohet një qark i mbyllur shërbimi, blerje produkti, asistencë teknike, pjesë këmbimi, gomisteri, servis dhe mirëmbajtje. Duke u nisur nga cilësia e makinave tona, pajisja e tyre me teknologjinë me të fundit dhe cmimi I tyre konkurues në treg, parashikojmë që Chery Albania do të arrijë planifikimet e përcaktuara në tregun Shqiptar dhe jo vetëm.

Chery International

Chery Automobile Co., Ltd. (Chery) u themelua në 8 janar të vitit 1997 si një koorporatë shtetërore kineze. Gjatë dy dekadave të fundit Chery ka patur inovacione të mëdha në fushën e teknologjisë, duke krijuar kështu sistemin e plotë të kërkim-zhvillimit (R&D) me mbi 6000 anëtarë si pjesë e kësaj skuadre të fokusuar tek teknologjitë më të fundit, duke I dhënë kështu këtij brendi një prestigj akoma më të madh. Duke patur risi dhe zbulime të vazhdueshme, Chery ka arritur të depërtojë në teknologjinë e DVVT, TGDI, CVT, energjinë e re dhe ato inteligjente, duke stimuluar kështu përmirësimin e produkteve. Qendra e kërkim-zhvillimit mbulon një proces të plotë duke filluar nga krijimi I produktit, fabrikimi/ prodhimi dhe testimi. Chery numëron mbi 7.2 milionë konsumatorë në më shumë se 80 vende në mbarë botën dhe mban statusin e eksportuesit më të madh kinez në fushën e automobilave për 16 vite rresht. Volumi i eskportit pritet të rritet në 200 mijë njësi këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Chery ka ngritur rreth 14 fabrika prodhimi në Wuhu, Dailan, Ordos, Brazil, Iran, Venezuelë, Rusi, etj.

PARTNERE NDERKOMBETARE

FUN TO
DRIVE